Xheneta: Nëna më la kur isha 1 vjeç e gjysmë, njerkën e dua më së shumti në botë

Mediale Vip

Xheneta: Nëna më la kur isha 1 vjeç e gjysmë, njerkën e dua më së shumti në botë

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 13:18
Xheneta

Banorja e BBVK 3, Xheneta, në një bashkëbisedim me Rovenën ka ndarë një pjesë të vështirë të jetës së saj.

Ajo ka treguar se nëna biologjike e ka braktisur kur ka qenë 1 vjeç e gjysmë dhe babai i saj është martuar kur ajo ke qenë 5 vjeçe.

“Nëna biologjike na ka lënë kur kemi qenë unë dhe binjaku im 1 vjeç e gjysmë dhe babai është martuar kur ne kemi qenë 5 vjeç dhe ajo emrin njerkë e ka por nuk e meriton. Unë e du më shumë se çdo kë në botë”, tha Xheneta.

Banorja, mes tjerash, tha se është shumë krenare që njerkën e ka pjesë të jetës.

“Ajo sot me më thënë me dalë nga shtëpia unë dalë dhe ka qenë e vetmja që e kam konsultuar për tu bërë pjesë e Big Brother VIP. Sot nuk do të isha kjo që jam, po mos ta kisha atë në jetën time”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat