Aria ‘godet’ Gresën: Ke qejf të ‘lëpihesh’

Mediale Vip

Aria ‘godet’ Gresën: Ke qejf të ‘lëpihesh’

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 21:48
Aria- Gresa

Në një debat të nxehtë mes Rovenës dhe Gresës, ka marrë pjesë edhe banorja Aria, e cila nuk ka kursyer fjalët ofenduese ndaj Gresës.

Aria e ka akuzuar Gresën se nuk është e aftë të komunikojë.

Gjatë kohës që banorët po qëndronin në oborr, Aria i kërkoi Gresës që të mos i afrohet, duke theksuar se prania e saj i shkaktonte energji negative.

“Shko dhe qëndro aty ku ishe, mos na e prish atmosferën si një hije e zezë. Më jep energji shumë të keqe”, i tha Aria Gresës.

E në përgjigje, Gresa e sfidoi duke thënë se askush nuk mund t’i tregojë atij se ku duhet të qëndrojë.

“Unë nuk dua të të shoh, për mua je një pamje e shëmtuar. Mos u afro, s’ke nevojë të jesh këtu para meje, sepse nuk kam asnjë kënaqësi nga praninë tënde.

Ke mbetur vetëm dhe po lëpihesh për vëmendje” i tha Aria Gresës, duke vazhduar kështu me akuzat dhe tensionin mes tyre.

Ky debat ka nxjerrë në pah ndarjet e thella dhe emocionet e forta që ndihen brenda grupit të banorëve, duke treguar se marrëdhëniet mes tyre janë shumë të tensionuara dhe të ndikuara nga rivalitetet personale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat