E dashura e Liam Payne, thotë se kishin plane të martoheshin vitin e ardhshëm

Mediale Vip

E dashura e Liam Payne, thotë se kishin plane të martoheshin vitin e ardhshëm

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 20:09
Liam Payne, Kate Cassidy

E dashura e Liam Payne ka thënë se ajo dhe artisti tashmë i ndjerë planifikonin të martoheshin vitin e ardhshëm.

Deklarata e saj, vjen një javë pas vdekjes së ish-yllit të One Direction.

Payne vdiq në Buenos Aires të Argjentinës, pasi ra nga ballkoni i katit të tretë në hotelin Casa Sur.

Kate Cassidy, e cila kishte qenë në Argjentinë me 31-vjeçarin, deri dy ditë para vdekjes së tij, bëri një postim së fundmi në Instagram.

“Disa javë më parë, ne u ulëm jashtë në një mbrëmje të bukur duke manifestuar jetën tonë së bashku”, tha ajo.

“Unë e mbaj shënimin tënd afër, edhe pse më ke thënë të mos e lexoj. Aty shkruante ‘unë dhe Kate do të martohemi brenda një viti”, shkroi e dashura e artistit të ndjerë.

“Liam, e di që do të jemi bashkë përgjithmonë, por jo ashtu siç e kishim planifikuar. Ti do të jesh gjithmonë me mua. Kam fituar një engjëll mbrojtës”, deklaroi Kate.

Në postimin ku ka shpërndarë foto të saj dhe këngëtarit, influencerja amerikane e rrjeteve sociale ka shtuar: “Zemra ime është copëtuar në mënyra që nuk mund t’i përshkruaj me fjalë.

“Do të doja të shihje ndikimin e madh që ke pasur në botë, edhe pse është kaq e errët tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat