Bajraktari: Jetëgjatësia e karrierës varet nga hapat e parë të saj, si ne e nisim atë

Mediale Vip

Bajraktari: Jetëgjatësia e karrierës varet nga hapat e parë të saj, si ne e nisim atë

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 01:00
Fjolla Bajraktari

Sonte në emisionin “Pa Protokoll” është diskutuar për jetëgjatësinë e karrierës në showbizz.

Sipas Gazetares, Fjolla Bajraktari një rëndësi të madhe e luan nisja e karrierës, themeli i saj.

“Mendoj që jetëgjatësia varet krejt nga themeli, si startojmë në çfarëdo rruge që zgjedhim. Nëse është themeli i mirë atëherë do ketë jetëgjatësi”, deklaroi Bajraktari.

E për këtë, ajo ndau edhe shembull.

“ Për shembull po flas për vete, ne si gazetar nëse e kemi bazen, kemi shku në fakultet, nuk është që kemi pas ndonjë profesion tjetër e veç na kanë marr e vendos në televizion. Kemi kalu shkallë e etapa për të arritur deri këtu, mendoj se kjo është më stabile”, shtoi ajo mes tjerash. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat