Gjerdani që Kim Kardashian e mori dhuratë nga vajza e saj North, kushtoi rreth 20 mijë dollarë

Mediale Vip

Gjerdani që Kim Kardashian e mori dhuratë nga vajza e saj North, kushtoi rreth 20 mijë dollarë

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 12:58
Kim Kardashian

Gjerdani i artë që Kim Kardashian mori si dhuratë për ditëlindje nga vajza e saj, North, thuhet të ketë kushtuar tepër shtrenjtë.

Siç raportohet, ky zinxhir i artë dhe me diamant, i gdhendur me porosi vlerësohet të jetë me çmim deri në 20 mijë dollarë, tha për People, Olivia Landau, CEO e markës së bizhuterive “The Clear Cut”.

Ekspertja e bizhuterive, vlerësoi se çdo diamant ishte rreth 0,08 deri në 0,10 karat.

Image
Dhurata

“Aty duket gjithashtu të jetë një pllakë e fortë e gdhendur ‘Skibidi Toilet’”, deklaroi Landau.

“Shuma e vlerësuar e këtij gjerdani mund të jetë rreth 15-20 mijë dollarë”.

Gjerdani, të cilin Kim e mori nga vajza North, u bë temë diskutimi pikërisht për shkrimin e çuditshëm. Sidoqoftë, vetëm tani është mësuar vlera që posedon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat