Banorët i këndojnë me emocion komandantit legjendar “Adem Jashari”

Mediale Vip

Banorët i këndojnë me emocion komandantit legjendar “Adem Jashari”

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 15:47
Banorët

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP, kanë nisur mesditën me këngë patriotike, duke i kënduar komandantit legjendar Adem Jashari.

Në peshën e emocioneve të plota, banorët kënduan njëzëri këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës.

Kjo këngë, që tashmë është bërë himn i dytë i shqiptarëve, nuk kishte se si të mos këndohej edhe nga banorët.

Ata u mblodhën në oborr, dhe me theks të veçantë iu drejtuan publikut derisa këndonin me gjithë zemër.

Nga fillimi deri në fund, ata nuk u ndalën, derisa zëri u kumbonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat