Lumbardhi i futet politikës, reagon Kaderi

Mediale Vip

Lumbardhi i futet politikës, reagon Kaderi

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 16:42
Kaderi dhe Lumbardhi

Lumbardh Salihu ka hyrë në politikë si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova’, duket se ka vendosur të lërë pas televizionin dhe showbizin për të ndjekur hapat e të atit.

Pas vitit të fundit të mbushur me ngjarje, ku ishte në qendër të vëmendjes për lidhjen dhe ndarjen me ish-banoren tjetër të BBVK, Kader Kicajn, reagimi i saj për angazhimin e Lumit në politikë është interesant.

Kaderi u shpreh: “I uroj veç suksese atij. Asgjë më shumë.”

Kur u pyet nëse do të ndiqte rrugën e ish-partnerit, ajo e mohoi këtë mundësi, duke thënë: “Jo, unë kam plane të ndryshme dhe jo për politikë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat