Tha se e praktikon fenë islame, por Rezart Veleshnja nuk i ndahet alkoolit në Big Brother VIP Kosova

Mediale Vip

Tha se e praktikon fenë islame, por Rezart Veleshnja nuk i ndahet alkoolit në Big Brother VIP Kosova

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 21:07
Big Brother Kosova

Rezart Veleshnja është njëri nga aktorët e famshëm që i është bashkuar Big Brother VIP Kosova 3.

Përgjatë këtyre ditëve sa ka nisur spektakli, ai mori vëmendje të madhe në këtë format, për veprimet e debatet me banorë të tjerë.

E së fundmi i ftuar special në shtëpi ka qenë Fero, i cili ka mbajtur një konferencë përpara tyre.

Gjatë bisedës që pati me ish-reperin nga Gjilani, Rezi tha se ka filluar që një kohë me praktimin e fesë islame, duke i treguar se edhe falet.

Por, ai duket se po bie në kontradiktë me veten pasi këto ditë është parë vazhdimisht duke pirë alkool.

Dhe tanimë dihet për të gjithë se alkooli është i ndaluar në fenë islame.

Sidoqoftë, ai po vazhdon me veprimet e tij dhe shpesh nuk po qëndron pas fjalëve e deklaratave që po bën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat