Agron Llakaj ka ndarë një postim emocionues në llogarinë e tij personale të Instagram-it, duke e përkujtuar bashkëshorten e tij të ndjerë, Kostandinën.
Ky shkrim prekës vjen pesë muaj pas humbjes tragjike të saj, e cila u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Përkrah një fotografie të tyre, Llakaj shkruan: “Sot 5 muaj pa ty, zemra jonë Kostandinë.
Endemi në lëndinën e lotëve dhe mallit të çmendur për ty…”