Zbardhen detaje të reja/ Me kë po fliste Liam Payne pak para vdekjes tragjike?

Mediale Vip

Zbardhen detaje të reja/ Me kë po fliste Liam Payne pak para vdekjes tragjike?

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 08:44
Liam Payne dhe Nicole Scherzinger

Liam Payne ishte duke biseduar me Nicole Scherzinger, pak para se të vdiste. Ish-ylli i One Direction ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të hotelit ku po qëndronte në Argjentinë, pasi kishte konsumuar alkool dhe drogë.

Kompozitori Andrew Lloyd Webber, i cili po punon me Scherzinger në muzikalin "Sunset Blvd", foli për marrëdhënien e këngëtarit me Liam Payne. Në një intervistë për Billboard ai tha: “Unë mendoj se është diçka që nuk është thënë dhe që mund të them është se në një kohë Nicole ishte mentore e Liam. Të mërkurën që ai vdiq, ata po flisnin me mesazhe."

Në fakt, sipas muzikantit britanik, Scherzinger u informua për vdekjen e Liam Payne, pak para se ajo të dilte në skenën e Broadway.

“Ajo sapo mësoi se ai kishte vdekur dhe përsëri e bëri shfaqjen, e cila është e mahnitshme. Dua të them, ajo është një grua e mrekullueshme. Ajo është pa dyshim një nga interpretueset më të mira me të cilat kam punuar ndonjëherë”, ka theksuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat