Burimi: Nëse fitoj do të hap një restorant për t’i punësuar personat me nevoja të veçanta

Mediale Vip

Burimi: Nëse fitoj do të hap një restorant për t’i punësuar personat me nevoja të veçanta

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 12:46
Burimi

Banori i BigBrother VIP Kosova 3, Burim Vatovci, ka treguar se çfarë do të bëjë nëse e fiton çmimin e madh prej 200 mijë eurove.

Gjatë një bisede e sipër me Anën, ai thoshte se dëshiron të hapë një restorant për të punësuar vetëm persona me nevoja të veçanta.

“Çka kisha bërë shkurt e shqip me hap një restorant timin me kanë me karrige të vogla”, tha Burimi.

“Kamerierët me qenë si unë shtatshkurtër [krejt], restoranti me qenë prej njerëzve të vogël punëtorë, me punu edhe persona me aftësi të kufizuar”.

“Këtë punë e ka bërë edhe babai im, ton jetën u mundu çdo njeri [shtatshkurtër] që u afru në shoqatën e tij me i shti në punë, disa punojnë në postë e disa në polici”, deklaroi mes tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat