Antonela Berisha i rikthehet jetës normale, pritet me lule: Mirë se u ktheve bisha

Mediale Vip

Antonela Berisha i rikthehet jetës normale, pritet me lule: Mirë se u ktheve bisha

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 16:13
Antonela Berisha

Pas dhunës së ushtruar ndaj Klea Prengës dhe javëve në arrati, Antonela Berisha i është rikthyer jetës normale dhe punës.

Pasi u vetëdorëzuan, Gjykata e Tiranës e cila dha masat e sigurisë “detyrim paraqitje” për Antonelën dhe “arrest në shtëpi” për të motrën, Marielën. Tashmë ish-konkurentja e ‘Përputhen’ ka vendosur t’i kthehet biznesit të saj dhe jetës aktive.

Atë e kanë “mbuluar” në lule miqtë, të afërmit dhe bashkëpuntorët.

Ka qenë vetë Antonela ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar disa buqeta me lule ku një prej tyre ishte e shoqëruar me mbishkrimin:

“Mirë se u ktheve bisha”.

Image
Lule
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat