“Unë thirra FBI-në!”- Akuza të tjera ndaj reperit Sean Combs, aktori: Diddy ishte përgjegjës për helmimin tim

Mediale Vip

“Unë thirra FBI-në!”- Akuza të tjera ndaj reperit Sean Combs, aktori: Diddy ishte përgjegjës për helmimin tim

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 21:31
Ilustrim

Aktori Jamie Foxx ka hedhur akuza ndaj reperit  Sean “Diddy” Combs, se ai ishte përgjegjës për shtrimin në spital të tij në prill 2023.

Tre dëshmitarë okularë që ndoqën regjistrimet e Foxx në Netflix për “What Had Happened Was”, thanë se ai u tregoi pretendimet se Combs shkaktoi shtrimin e tij në spital.

Në fillim të këtij muaji, producenti dhe regjisori Chowk No Jock deklaroi për Comedy Hype se ai ndoqi dy nga tre shfaqjet e Fox, të cilat u zhvilluan më 4, 5 dhe 6 tetor në Teatrin Alliance në Atlanta.

Më 7 tetor, Comedy Hype ngarkoi një video në YouTube, në të cilën Chowk tha: “Jamie ka një dalje speciale në Netflix të quajtur ‘What Had Happened Was’, dhe unë shkova në regjistrimin e saj. Xhirimet zgjatën tre ditë. Unë shkova në shfaqjen e parë dhe të fundit”. Chowk pohoi se gjatë regjistrimit, Fox tha se “Diddy ishte përgjegjës për atë që i ndodhi, dhe Fox ishte ai që thirri FBI-në për Combs .

Kur u pyet nëse komentet e supozuara ishin paraqitur si një ‘shaka’, Chowk No Jok u përgjigj: ‘Unë nuk mendoj se ai po bënte shaka. Ju mund ta gjykoni vetë nëse ai bën shaka kur të shikoni shfaqjen. Unë e di kur dikush është bën shaka dhe kur është serioz.

Page Six raporton se nuk mundi t’i konfirmojë këto pretendime, por një tjetër dëshmitar, truproja i famshëm Big Homie, pohoi në një intervistë me Cam Capone News javën e kaluar se: “E di që Diddy e helmoi Jamie Foxx-in dhe Foxx e raportoi atë në FBI.

Megjithatë, dëshmitari i tretë, Dennis L.A. White , raportoi se Fox mohoi se Cobbs ishte përgjegjës dhe se nëse do të ishte, “ai do të kishte vdekur”.

Çfarë ka thënë Jamie Foxx rreth shtrimit të tij në spital

Verën e kaluar, Jamie Foxx theu heshtjen e tij për problemin serioz shëndetësor që çoi në shtrimin e tij misterioz në spital në prill 2023.

Aktori 56-vjeçar u shtrua në spital gjatë xhirimeve të “Back in Action” në Atlanta dhe pranoi publikisht se për pak sa nuk humbi jetën.  “Tunelin e pashë por dritën jo”,  ishin deklaratat e tij pak pas përfundimit të mjekimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat