“Jeni imtësira përballë një historie kaq të ndjeshme, është e turpshme” – Olta shprehet e shqetësuar për ‘ndarjen e shqiptarëve’

Mediale Vip

“Jeni imtësira përballë një historie kaq të ndjeshme, është e turpshme” – Olta shprehet e shqetësuar për ‘ndarjen e shqiptarëve’

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 22:26
Olta Gixhari

Për shkak të përplasjeve mes banorëve, të ndarë në shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, Olta u shpreh shumë e irrituar nga kjo situatë, sidomos për shkak të Rezit dhe Mevlanit.

Pas komenteve të Alaudinit, i cili tha se këto debate po bëhen vetëm për vota, Olta ndau mendimin e saj.

Ajo shprehu shqetësimin e saj: “Për mua kjo është shumë e turpshme, dhe është akoma më e turpshme që kjo bisedë niste nga inate personale mes djemve aty”.

“Ata janë imtësira përballë një historie kaq të ndjeshme. Fatmirësisht, na është shkurtuar rruga, Milaimi punon në Tiranë, unë vij këtu, dhe ne me të vërtetë jemi një popull. Kemi kohë që lobojmë për këtë gjë”, u shpreh më tutje opinionistja.

Pastaj ajo vazhdoi: “Kjo bisedë është shumë e shëmtuar, dhe nuk më pëlqen fare që as Rezi as Mevlani të thonë: “Ju paskeni një urrejtje kaq të madhe për ne”.

Ai mund të thotë se ka një inat me mua, por nuk është e drejtë që Mevlani të marrë përsipër të përfaqësojë gjithë popullin e Shqipërisë”, përfundoi Olta.

Këto komente nga Olta theksuan rëndësinë e unitetit mes shqiptarëve dhe dëshiren për të tejkaluar ndarjet e paqena. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat