Shawn Mendes flet për thashethemet mbi seksualitetin e tij

Mediale Vip

Shawn Mendes flet për thashethemet mbi seksualitetin e tij

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 22:41
Shawn Mendes

Shawn Mendes ka publikuar së fundmi një këngë të re të titulluar “The Mountain” nga albumi i tij i ardhshëm, "Shawn".

Në një video të postuar në TikTok nga një person më datën 19 tetor, shihet Mendes duke interpretuar këngën e re, e cila duket se trajton thashethemet për seksualitetin e tij dhe komentet e tjera që qarkullojnë për të.

Në video shfaqet këngëtari që luan në kitarë dhe këndon vargjet:

“Kam një ndryshim në zemër, mund të thoni atë që doni të thoni, mund të thoni që jam shumë i ri, mund të thoni që jam shumë i vjetër, mund të thoni që më pëlqejnë vajzat apo djemtë, çfarëdo që ju vjen juve për mbarë,” ndërsa në sfond shfaqet turma që fillon të duartrokasë në mbështetje të artistit.

Me publikimin e kësaj kënge nuk është hera e parë që këngëtari i "Wonder" trajton thashethemet rreth seksualitetit të tij. Në vitin 2020, Mendes zbuloi se kishte filluar të ndihej i frustruar nga gjithë hamendësimet.

"Të gjithë më kanë quajtur homoseksual që kur isha 15 vjeç," shpjegoi ai në 2020. "Mendoja se kisha probleme me mënyrën se si tingëllonte zëri im. Por, nuk jam!” vazhdoi ai duke shpjeguar se sa shumë e kishin ngarkuar thashethemnajat e pabaza.

Që nga momenti kur u bë i njohur, romancat e Shawn Mendes kanë qenë objekt i vëmendjes për publikun. Kjo përfshin marrëdhënien e tij të gjatë katërvjeçare me këngëtaren Camila Cabello, lidhje e cila përfundoi në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat