Burimi tregon se ka qenë i dashuruar

Mediale Vip

Burimi tregon se ka qenë i dashuruar

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 00:30
Burimi

Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Burimi, ka shprehur se është në kërkim të dashurisë, duke e përshkruar atë si dhurata e fundit që do ta kompletojë jetën e tij.

Ai theksoi: “Kam përjetuar dashuri në mënyrë të thellë, por nuk di se kur do të vijë kismet për mua.

“Të gjitha gjërat e tjera më kanë plotësuar, ndërsa dashuria është ajo që mendoj se duhet të jetë pika finale në jetën time”, u shpreh ai.

Burimi gjithashtu falënderoi shqiptarët për mbështetje në rregullimin e gjendjes së tij financiare: “Jam krenar që jam shqiptar. Ata më kanë ndihmuar të ndihem i lumtur dhe të mos më mungojë asgjë.”

Për më tepër, ai shprehu besimin e tij në Zot: “Kam besim se dashuria do të vijë edhe për mua”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat