Reperi Fero ishte pjesë e një “konference” në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të banorëve.
Një nga pyetjet erdhi nga aktori Rezart Veleshnja dhe lidhej me Hatixhe Stojkun, e njohur si Hati, një influencuese myslimane që promovon jetën e luksit në rrjetet sociale.
Veleshnja pyeti Fero për mendimin e tij mbi Hatixhen, duke theksuar se si praktikant i fesë nuk pajtohej me mënyrën se si ajo shfaqej në internet.
“Çfarë mendimi ke për Hatin, vajza e mbuluar me shami që del në internet dhe këndon këngë me tekste që t’i e di shumë mirë si janë, unë për vete jam praktikant dhe nuk e pranoj?” –pyeti aktori.
Megjithatë, reagimi i Hatit ndaj Veleshnjës nuk vonoi, pasi ajo publikoi disa mesazhe private të dërguara nga aktori, ku ai shfaqte një mendim shumë më pozitiv për të, madje e këshillonte të mbyllte komentet në rrjetet sociale. Në mesazhe, Veleshnja i shpreh Hatit simpati, duke e quajtur “e mirë dhe fëmijënore”.