Sara Hoxha gati për kapitullin e ri vetëm me Poin në Tiranë

Mediale Vip

Sara Hoxha gati për kapitullin e ri vetëm me Poin në Tiranë

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 20:06
Sara Hoxha, Poem Blu

Pas ndarjes nga Ledri Vula, Sara Hoxha është e fokusuar në ndërtimin e një jete të re për veten dhe vajzën e saj, Poem Blu, në Tiranë. Tani ajo do shpërngulet në kryeqytet ku siç ka treguar prej muajsh në mediat sociale po përgatit një shtëpi të re për të dyja. 

Si ambasadore e markës 'Smeg' prej pesë vitesh, Sara së fundmi ka publikuar një video urimi ku ndan emocionet për jetesën në shtëpinë e re. “Së shpejti, unë, Poi dhe Smeg do të jetojmë në një shtëpi të re,” thotë ajo, duke lënë të nënkuptuar një kapitull të ri dhe të bukur që i pret.

Pak ditë më parë, Sara pohoi në një intervistë se “divorci i ka bërë shumë mirë".

Nga ana tjetër, Ledri Vula duket se është përqendruar në projekte të reja profesionale, ndërkohë që së fundmi është përfolur për një lidhje të re me Rina Zaitin. Ndarja e çiftit të njohur duket se ka hapur rrugën për ndryshime të reja në jetën e të dyve, me Sara që tashmë e ka kthyer faqen dhe po përqendrohet te ndërtimi i një jete të bukur për të dhe vajzën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat