Ndërroi fustanin dhe flokët, Dafina magjeps me një dukje përrallore në dasmën e saj

Mediale Vip

Ndërroi fustanin dhe flokët, Dafina magjeps me një dukje përrallore në dasmën e saj

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 07:11
Dafina Zeqiri

Në disa video të reja që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Dafina Zeqiri është shfaqur tejet magjepsëse me një dukje të re, duke e surprizuar edhe më shumë publikun.

Duket se këngëtarja ka ndërruar fustanin e saj gjatë dasmës, duke u veshur me një fustan përrallor që i theksonte bukurinë.

Fustani ishte i dizajnuar me një stil elegant, ndërsa Dafina kishte ndryshuar edhe pamjen e flokëve.

Ajo kishte lëshuar flokët me një volum mahnitës, të ndara anash në një mënyrë tejet elegante, duke e plotësuar kështu pamjen e saj magjepsëse.

Në këto pamje, Dafina shihet duke kërcyer me Kreshnikun, dhe ata duken tejet të dashuruar.

Atmosfera ishte plot emocion dhe gëzim, duke reflektuar dashurinë dhe lumturinë që ndanin në këtë ditë të veçantë.

Me energjinë e saj dhe stilin e jashtëzakonshëm, Dafina vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, duke mahnitur të gjithë me çdo hap që bën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat