Ermal Demiri përfaqësoi Kosovën për herë të parë në “Voice of Turan”

Mediale Vip

Ermal Demiri përfaqësoi Kosovën për herë të parë në “Voice of Turan”

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 16:38
Foto nga vendngjarja

Ermal Demiri përfaqësoi Kosovën për herë të parë në "Voice of Turan", një nga festivalet më të mëdha në Azi, që mbahet në Kazakistan. Këtë vit morën pjesë 16 shtete, duke përfshirë për herë të parë edhe Kosovën.

Në këtë skenë madhështore, Ermal Demiri shkëlqeu me performancën e tij, duke interpretuar dy këngë.

E para ishte një bashkëpunim me këngëtaren e njohur kazake, Aya Nurmahanbet, me të cilën performuan këngën "Maxabbat degen" (Is love) në gjuhën kazake. Paraqitja e tyre elegante u pëlqye shumë nga publiku.

Në natën finale, Ermal këndoi këngën "Boztorgaiym", e cila përfshinte një pjesë në gjuhën shqipe dhe një pjesë në gjuhën kazake. Në përfundim të performances, ai fitoi një diplomë nga Ministria e Kulturës në Turkistan për performancë të shkëlqyer dhe pjesëmarrjen e tij në "Voice of Turan".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat