Pas largimit nga emisioni “Goca dhe Gra” dhe nga Shqipëria, Heidi ka gjetur mbështetje të fortë nga nëna e saj, Lajla Kamata.
Në një postim emocionues në Instagram, Lajla i shpreh fjalë ngrohtësie dhe krenarie për vajzën e saj, duke e quajtur atë një burim krenarie që nga lindja dhe “diellin e familjes”.
Ky mesazh vjen pas një rryme komentesh dhe reagimesh nga ndjekësit e Heidit, të cilët kanë ndarë mendimet e tyre mbi vendimin e saj për t'u larguar nga emisioni.
Në postimin e saj, Lajla shkruan: “Një gjë ta dish të sigurt Heidushi jonë, ti na ke bërë krenar që ditën që ke lindur, në çdo ditë të jetës. Ti je dhe do të jesh dielli i familjes tonë! Të duam”.