“Më tranuat” – reagimi epik i Xuxit ndaj banorëve të Big Brother

Mediale Vip

“Më tranuat” – reagimi epik i Xuxit ndaj banorëve të Big Brother

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 18:52
Xuxi

Xuxi ka pak ditë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Por, gjatë kësaj kohe ai shkaktoi shumë ngjarje në shtëpi, duke qenë kështu në vëmendje të madhe.

Këngëtari i njohur duket se nuk po përshtatet me konkurrentët e tjerë dhe se nuk po i pëlqejnë disa gjëra të tyre.

Ndërsa po bënte ushtrime në oborr, artisti tha: “Kur po fol ti, ai po fol, kur po fol ti, ai po fol. Ku më tranuat”.

Ka pasur edhe raste të tjera ku këngëtari eskaloi në fjalor, duke mos u përmbajtur para kamerave.

Naim Bunjaku (emri i vërtetë) hyri në shtëpi të premten, pas daljes së Arias.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë loja e tij, pasi duket se me këto veprime nuk do të qëndrojë gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat