Spektakli i natës së sotme (e hënë) ka nisur me plot zhurmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3.
Me këtë rast, ‘Vëllai i Madh’ ka çuar automatikisht në nominim katër persona për shkak të thyerjes së rregullave në shtëpi.
Atyre i është publikuar një videoklip, ku shpesh edhe kanë kaluar në ofendime e banalitet.
E për këtë, në nominim kanë shkuar: Besfort Daka, Mevlan Shaba, Rezart Veleshnja dhe Xuxi.
Ata janë pajtuar me gjithë këtë dhe i kanë kërkuar falje publikut për veprimet e tyre.
“Jam shumë dakord me vendimin, e kam kuptuar që kam bërë gabim, faleminderit që na çove në nominim e nuk na erdhi zarfi i zi, kërkoj ndjesë”, tha Mevlani.
Falje gjithashtu kërkoi edhe Rezi, duke i quajtur veprimet e veta të pajustifikueshme.