Olta Gixhari i drejtohet Rezit: Je mashtrues i paparë, tallesh me sëmundje mendore

Mediale Vip

Olta Gixhari i drejtohet Rezit: Je mashtrues i paparë, tallesh me sëmundje mendore

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 22:26
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari- Rezi

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka kritikuar nivelin e fjalorit që Rezi po përdor brenda shtëpisë.

Ajo mes tjerash theksoi se për një gjë nuk do ta falë aktorin e njohur shqiptar.

“Je mashtrues i paparë, e para për që je mashtrues është problem i yti, por që ti të tallesh me depresionin e dikujt, këtë nuk ta falë dot”, u shpreh ish-banorja e BBVA 2.

Kjo për shkak të një debati që Rezi kishte me aktorin Besfort Daka, të cilit nuk la gjë pa i thënë.

E Rezi nga ana tjetër ia përmendi disa gjëra Oltës, pasi e njeh shumë moti dhe kanë qenë në shkollë së bashku.

Për alkool, konkurrentët morën kritika të mëdha edhe nga analisti tjetër, Milaim Zeka.

Ai u shpreh ashpër për mënyrën se si ata po sillen brenda e për gjërat e këqija që po reklamojnë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat