Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka kritikuar nivelin e fjalorit që Rezi po përdor brenda shtëpisë.
Ajo mes tjerash theksoi se për një gjë nuk do ta falë aktorin e njohur shqiptar.
“Je mashtrues i paparë, e para për që je mashtrues është problem i yti, por që ti të tallesh me depresionin e dikujt, këtë nuk ta falë dot”, u shpreh ish-banorja e BBVA 2.
Kjo për shkak të një debati që Rezi kishte me aktorin Besfort Daka, të cilit nuk la gjë pa i thënë.
E Rezi nga ana tjetër ia përmendi disa gjëra Oltës, pasi e njeh shumë moti dhe kanë qenë në shkollë së bashku.
Për alkool, konkurrentët morën kritika të mëdha edhe nga analisti tjetër, Milaim Zeka.
Ai u shpreh ashpër për mënyrën se si ata po sillen brenda e për gjërat e këqija që po reklamojnë.