Pas lajmeve që i munguan familjarë e kolegë në dasmë – ironizon burri i Dafinës: Woow…

Mediale Vip

Pas lajmeve që i munguan familjarë e kolegë në dasmë – ironizon burri i Dafinës: Woow…

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 10:47
Dafina dhe Kreshniku

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji u martuan të shtunën në një ceremoni madhështore në Prishtinë.

E në dasmë pati të ftuar personalitete të fushave të ndryshme që krijuan atmosferë të mrekullueshme.

Por, më pas u komentuan edhe fytyrat e tjera publike që nuk qenë të pranishëm, me të cilët këngëtarja kishte raporte të mira.E ata që munguan ishin, Elinel, Mozzik, Kida, Lumi B, meqë ka bashkë me ta edhe disa këngë.

Për këtë bëri një reagim tashmë bashkëshorti i Dafinës, duke ironizuar me lajmet.

“Wooww, në dasmën e Dafinës nuk ishte prezente as vetë Dafina..Çfarë po ndodh?”, ka shkruar ai.

Image
Postimi i Kreshnikut

Dafina shkëlqeu në të gjitha paraqitjet, marrë parasysh që ndërroi më shumë se katër fustane nusërie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat