E kanë të ndaluar, por Vullneti dhe Lela flasin me kode në Big Brother VIP Kosova

Mediale Vip

E kanë të ndaluar, por Vullneti dhe Lela flasin me kode në Big Brother VIP Kosova

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 15:58
Vullneti dhe Lela

Lela dhe Vullnet Krasniqi janë parë duke biseduar me njëri-tjetrin me kode në shtëpinë e Big Brother.

Gjatë spektaklit të së hënës, dyshja ishin pranë njëri-tjetrit, teksa në një moment banorja shihet duke i shkruar diçka në divan.

E kjo normalisht është e ndaluar në Big Brother pasi duhet të jenë sa më transparent me publikun.

Ata siç është kuptuar kanë qenë duke biseduar për Bay T dhe Dianën, ndonëse nuk dëgjohet mirë.

Bay T dhe Drenusha Latifi dolën më pak të preferuarat e publikut, e Driloni nga ana tjetër u shpall i preferuar.

I njëjti do të jetë edhe kapiten i javës, ku do të caktojë detyrat për secilin konkurrent.

Për këtë javë, vlen të ceket se janë gjashtë banorë në nominim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat