Dikush prej banorëve në shtëpinë më të madhe në vend, ka kryer hakmarrje ndaj Xhenetës.
Kjo si rezultat i veprimeve të saj të mbrëmshme ku banorët përfunduan të acaruar, nga zhurma që ajo krijoi me tenxhere, dhe për pasojë, tani, rrobat e saj janë përlyer me kos.
”E kuptoj lojën, ato e dita që janë tuj bo diçka me tesha të mija”.
”Unë e prita që kanë me mi gjujt në pishinë, amo me lujt me bukë, njerëzit vuajnë për një ajran për …”.
”Po më dridhet trupi prej sikletit”.
Kujtojmë që Gresa u dëgjua të diskutonte me Bay T e Dianan, se ka në plan t’i dëmtojë grimin Xhenetës duke ia hedhur në pishinë.
Megjithatë, diçka e tillë ende nuk është parë, anise një acarim mes të dyjave nisi, tek banjot.
‘’Lopa ofendohet me krahasu atë me lopë’’, dëgjohej ndër tjera Xheneta t’u thoshte banorëve, duke iu referuar Gresës.