Dikush prej banorëve në shtëpinë më të madhe në vend, ia ka përlyer rrobat Xhenetës me kos, në shenjë hakmarrjeje.
Krejt ky veprim u krye si pasojë e mbrëmjes së djeshme ku Xheneta acaroi banorët me zhurmën që e njëjta krijoi me tenxhere.
Ani pse banorët nuk e dinë akoma se kush e kreu këtë veprim, Xheneta dyshon në Gresën e cila edhe paraprakisht thuri plane për t’ia dëmtuar gjërat personale asaj.
Në ndërkohë, është pikërisht Gresa ajo që mori një kos nga frigoriferi të cilin e mban në duar dhe niset drejt dhomës.