Eli Malaj dhe Bes Kallaku janë bërë bashkë sërish, por kësaj radhe jo vetëm për një projekt, por për dy këngë.
Ata kanë sjellë së fundmi “Falja” dhe “Pa ty”, të cilat janë kompletuar edhe nga ana vizuale.
E këto balada nuk i kanë shpëtuar syrit të publikut, të cilët kanë dhënë versionet e tyre.
Ata kanë aluduar me komente në rrjete sociale se i dedikohen Xhensilës, në bazë të teksteve të ndjeshme.
“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite”, janë disa nga vargjet e këngës.
Me këtë ka lënë të nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila.
Ata u ndanë para pak muajsh dhe kanë së bashku dy fëmijë: Ajkën dhe Amen.