Lei Kraja ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” ditën e djeshme. Ajo foli për projektin më të ri që më 29 dhjetor do të transmetohet në “E Diell”, Top Channel.
Është fjala për një rubrikë dedikuar fëmijëve dhe quhet “Diellorët”.
“Është një projekt që e kam shumë, shumë përzemër sepse do të jetë me fëmijë. I ka munguar ekranit një format me fëmijë. Është momenti që të kemi një gjë të bukur, që të shpërndajmë sa më shumë pozitivitet. Do ketë vetëm fëmijë, nuk do ketë të ftuar. Do krijojmë personazhe nga ky format. Mund të kemi 5-6 asistentë që do jenë gjithmonë në program, janë fëmijë që do më ndihmojnë mua”, tha Lei.
Po gjatë kësaj interviste, moderatoren e ngacmuan pak me pyetjet për jetën e saj private dhe profesionale.
“Na thuaj 5 meshkujt më tërheqës shqiptarë?”, ishte një nga pyetjet drejtuar Leit. Kjo e fundit nuk ngurroi që të thoshte emrat.
“Ka kaq shumë, jemi racë e bukur. Duke qenë se kam qenë në fushën e sportit, do nis me futbollistët, Lorik Cana. Kristjan Asllani është i vogël, por tërheqës. Nik Xhelilaj pa mustaqe. Captal T, Ledri Vula”, tha Lei Kraja.