A qëndroi prapa kaosit që shkaktoi Xheneta? Drenusha sqaron situatën me Xuxin

Mediale Vip

A qëndroi prapa kaosit që shkaktoi Xheneta? Drenusha sqaron situatën me Xuxin

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 18:02
Drenusha dhe Xuxi

Një kaos ngërtheu banorët e BBVK-së në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar një panik të paparë e sidomos tek Xuxi.

Ishte Xheneta ajo e cila hyri në dhomën e gjumit duke i rënë furishëm tenxhereve.

Lidhur me këtë, Drenusha i tha sot Xuxit, se nuk e kishte nxitur Xhenetën dhe përkrundrazi ishte munduar ta ndalë për veprimin.

“Mua më vjen keq shumë që këta njerëz të shfrytëzojnë. Para se me bo qat gjest Xheneta i kom thonë edhe qetu edhe brenda, mos! Gjeje një mënyrë tjetër ktheja borxhin, po të kuptoj. E drejtë e saj është, s’mundem me ndalë, as nuk më dëgjon. As nuk e kam shoqe”, i tha ajo Xuxit.

Veprimi i Xhenetës erdhi pas një debati që pati para disa orëve me Xuxin.

Ishin Vullneti, Diana dhe disa banorë të tjerë që akuzuan Drenushën për nxitje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat