Një hakmarrje iu krye Xhenetës gjatë ditës së sotme, ku njëri prej banorëve derdhi kos në rrobat e saj.
Tani, Xheneta e akuzoi Gresën që qëndronte prapa këtij veprimi.
“O degjenerim. A po të vjen marre me lujt me bukë. Ke qit kos në tesha t’mia. Të kanë pa njerëzit me kos në dorë”, i thoshte ajo Gresës.
Megjithatë, dukshëm e kundërshtoi ajo Xhenetën lidhur me këto akuza.
“U zemra jem, se nuk kam unë punë tjetër veç me qit kos në tesha tua”, ia ktheu Gresa.
Pretendimet e Xhenetës nuk janë edhe aq të pabaza.
Në disa pamje të publikuara gjatë ditës, Gresa është parë duke shkuar në kuzhinë e duke marrë një pako të kosit.
Përveç kësaj, ajo para kësaj, kishte pyetur vajzat, Dianën dhe Bay-tin, se cili ishte dollapi i Xhenetës.