Xheneta Fetahu nxori zbuluar produksionin e BBVK-së, duke treguar se Gresa komunikon me motrën e saj në dhomën e rrëfimit.
Këtë informatë ajo e nxori në debat e sipër, në prezencën e një pjese të madhe të banorëve aty pranë.
“Oj zemër shko fol pak edhe me motrën tonde në dhomë të rrëfimit, e hajde tani këtu. Ti na ke tregu një send që s’tu ka leju, ti i ke thy rregullat e produksionit”, i thoshte Xheneta, Gresës.
Aktorja nuk e mohoi këtë, vetëm se mbeti e habitur duke i thënë Xhenetës: “Mos, sa e ulët.. Sa e paftyrë”.
Në këtë bisedë ka ndërhyrë edhe Xuxi, i cili kritikoi me të madhe Xhenetën duke e quajtur “besëpreme”.
“Tradhtare, tradhtare. Po tregon çka të ka tregu në besë. Të ka kallxu në besë”, i tha Xuxi asaj.
Kujtojmë se në një reality show si Big Brother u ndalohet komunikimi me persona nga jashtë, dhe komunikimi duhet të bëhet vetëm në transmetim jo prapa kamerave.