“E vërteta është se jam…!” – Këngëtari i njohur adreson spekulime për seksualitetin e tij: Të thuash se pëlqej vajza apo djem…

Mediale Vip

“E vërteta është se jam…!” – Këngëtari i njohur adreson spekulime për seksualitetin e tij: Të thuash se pëlqej vajza apo djem…

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 23:48
Shawn Mendes

Këngëtari i njohur i muzikës pop, Shawn Mendes, ka folur mbi drejtimin e tij seksual, duke u shprehur se po eksploron për të gjetur se ku ndodhet, ashtu si të gjithë.

Një deklaratë e tillë e tij ka ardhur përgjatë një performancë në Kolorado ditën e hënë.

“Ndonjëherë nuk e di, e herë të tjera e di. Është një ndjesi shumë e frikshme sepse jetojmë në një shoqëri që ka shumë për të thënë lidhur me këtë.”, u shpreh Mendes tek të pranishmit në koncert.

Ky koment mbi gjendjen e tij u bë nga këngëtari përpara se të performonte një këngë të pa publikuar, për të cilën duket se Mendes është inspiruar nga spekulimet e publikut lidhur me seksualitetin e tij.

Këngëtari kanadez më herët ka kritikuar këto spekulime, duke i denoncuar ato publikisht.

Performanca e këngëtarit u mbajt në Amfiteatrin e “Morrison’s Red Rocks”, ku Mendes fillimisht u shpreh “kam menduar për këtë gjë për 1 minutë sot, nëse duhej të thoja diçka sonte apo jo”.

Fansat e tij i dhanë kurajo, duke bërë që Shawn të thoshte publikisht: “Është një gjë për seksualitetin tim dhe njerëzit kanë folur gjatë për të…gjë që është “idiotësi”, sepse mendoj që seksualiteti është një gjë komplekse kaq e bukur dhe shumë e vështirë për ta vënë brenda në kuti”.

Kënga e re, e quajtur “The Mountain” (Mali), për të cilën është inspiruar nga spekulimet rreth seksualitetit të tij, shpreh se si Mendes është ndjerë nga këto “thashetheme”.

“Ti mund të thuash se jam shumë i ri, mund të thuash se jam shumë i vjetër, ti mund të thuash se unë pëlqej vajzat apo djemtë, çfarëdo që të përshtatet ty”, këndohet nga Mendes në këngën e re.

Ai iu shpreh fansave në koncert se kjo këngë ishte shumë e rëndësishme për t’u shkruar, sepse sipas tij “ishte një moment nga ku mund të adresoja në një mënyrë se si ndihesha në zemër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat