Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, i ka dhënë fund beqarisë të shtunën.
Ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, organizuan një dasmë madhështore në Prishtinë.
Megjithatë, nuk ka munguar një fotosesion nga kjo ditë e veçantë, i cili do të jetë një kujtim i bukur për të.
Ajo duket e mrekullueshme në setin e realizuar nga Enis Abdullahu, teksa shfaqet me një fustan nusërie të ngushtë.
Në një nga pozat atraktive, ylli i estradës shfaqet përkrah tashmë bashkëshortit të saj.
“Një përrallë”, ka shkruar ajo.
Në dasmën e artistes shqiptare u diskutua mjaft shumë edhe prezenca e disa njerëzve me të cilët ka bashkëpunuar e po ashtu edhe e së motrës.
Sidoqoftë, e njëjta ka deklaruar se me Kreshnikun njihet që një kohë të gjatë dhe se mezi presin të krijojnë familje.