Gjatë emisionit të pasdites së sotme, Bieta Sulo është përballur me një situatë të papritur që nuk kishte përjetuar kurrë më parë.
Duke drejtuar programin kushtuar festës së “Halloween”-it, një temë që shpesh ngjall diskutime dhe polemika, Sulo pranoi se ky është ndër episodet më të sikletshme për të, për shkak të pranisë së gjarpërinjve në studio.
Në përfundim të emisionit, akrobatja Fiona Rrushiti, pasi përfundoi performancën e saj, e befasoi Bietën duke i vendosur një gjarpër mbi kokë pa paralajmërim.
Ky moment tronditës bëri që prezantuesja të mbetej e shtangur dhe pothuajse të humbiste ndjenjat.