Reperja amerikane Cardi B do të flasë të premten në tubimin e Kamala Harris në Milwaukee, Wisconsin.
Gjatë këtij eventi do të ketë performanca nga emra si GloRilla, Flo Milli, MC Lyte, The Isley Brothers dhe DJ GEMINI GILLY.
Cardi B ka qenë kritike e hapur e kandidatit Donald Trump dhe pati mbështetur Joe Biden gjatë zgjedhjeve të vitit 2020.
Ajo është në mesin e shumë personaliteteve të famshëm që doli në mbështetje të Kamala Harris në eventet e fushatës.
Beyonce bëri po ashtu një paraqitje të rrallë politike në një tubim të Harris në Teksas javën e kaluar.
Jennifer Lopez gjithashtu do të flasë sonte në tubimin e kandidates republikane Harris në Las Vegas.