​Ish-modelja e Playboy: Diddy na detyroi ta shikojmë Lopez, ishte rrëqethëse

Mediale Vip

​Ish-modelja e Playboy: Diddy na detyroi ta shikojmë Lopez, ishte rrëqethëse

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 21:23
​Ish-modelja e Playboy: Diddy na detyroi ta shikojmë Lopez, ishte rrëqethëse

Rachel Kennedy, një ish-modele e Playboy, së fundmi ka folur për këngëtarin e arrestuar Sean Diddy Combs.

Ajo tha për Daily Mail se mori pjesë në një festë në dhomën e hotelit të Diddy në Tokio, në vitin 2000.

Kennedy tha se ajo dhe dy nga miqtë e saj u takuan me Diddy në një klub ku ajo punonte. Pasi mbaroi punën, sipas saj, Diddy i ftoi në një festë.

"E kuptova para se të kalonim nga dera se ai ishte i vetmi atje. Mendova, 'Kjo nuk ishte festa që prisnim'," kujtoi Rachel, duke shtuar, "Ne hymë brenda. Nuk menduam se asgjë ishte e çuditshme. Ai ishte mjaft miqësor, saqë vendosëm të kalonim pak kohë me të."

Ajo tha se video e Jennifer Lopez, me të cilën Diddy atë kohë ishte në lidhje, po luhej gjatë gjithë kohës në televizion dhe ai i detyroi ta shikojnë së bashku.

"Ishte vërtet e çuditshme dhe rrëqethëse. Pa respekt," tha ajo, duke shtuar gjithashtu se Diddy foli me Jennifer në telefon në një moment.

Gjithashtu, ajo ka treguar se ka kryer s*ks oral me Diddy për 20 minuta. Sipas saj, ai nuk ka qenë i dhunshëm.

"Nuk ka asgjë të dhunshme tek ai. Donte atë moment ashtu sikur edhe ne. Vajzat e tjera dhe unë vazhduam ta kënaqnim atë në këtë mënyrë," tha Rachel.

Ndryshe, Jennifer Lopez dhe magnati i arrestuar i muzikës e nisën lidhjen e tyre në vitin 1999 dhe e ndërprenë më 2001. Ata u arrestuan së bashku në vitin 1999, pas të shtënave në një klub nate. Pas ngjarjes ata janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe u ndoqën nga policia, por më vonë u liruan nga të gjitha akuzat.

Diddy përballet me akuza të shumta për abuzim me femra nëpër festa të ndryshme dhe përdorim droge duke përdorur kërcënime dhe dhunë. Para disa ditësh, ai u akuzua edhe për dhunimin e një djali që atë kohë ishte vetëm 10-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat