Në puntatën e sotme të emisionit “Glamour Zone”, në "Ora News", e ftuar ishte këngëtarja e njohur, Nita Latifi, e cila ka qenë gjithashtu edhe një nga ish-banoret e “BBV2”.
Ajo u pyet gjithashtu edhe në lidhje me ngjarjen ku Gjykata e Fierit ka dënuar Luiz Ejllin me 1 vit burg.
Kujtojmë se Nita dhe Luizi kanë bashkëjetuar të dy n në të njëjtën shtëpi gjatë sezonit të dytë të spektaklit.
Intervista:
Esteri: Ke qenë deri diku mikeshë me Kiarën, ke bashkëjetuar edhe me partnerin e saj. Nuk e di nëse të kanë rënë në vesh fjalët që kanë dale së fundmi për Luizin, I cili është vendosur nga gjykata që do të dënohet me 1 vit burg. Ke patur mundësi të flasësh me të dhe me Kiarën?
Nita Latifi: E pashë si lajm në internet. Jo çdo lajm del që është I vërtetë. Nuk e di 100% nëse është e vërtetë.
Esteri: Është vendim i Gjykatës
Nita Latifi: Domethënë është e vërtetë? Nuk kam kontaktuar. E kam parë Luizin rastësisht në Prishtinë dhe u gëzova shumë. Nuk e di, nuk kam ndonjë lajm. Më kishte ardh shumë keq në qoftë se ndodh diçka sepse e kam pare që po gëzon një sukses të madh si nga ana e muzikës, karrierës. Një vit në burg do I kishte kushtuar shumë, e normal kush ka qejf të shkojë në burg.