Nita Latifi, ka qenë e ftuara e puntatës së sotme në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”.
Këngëtarja e njohur, ka zbuluar emrin e një prej banorëve të “BBV2”, me të cilin nuk ka më komunikim.
Ajo gjithashtu shtoi se arsyeja se pse nuk dëshiron të ketë kontakt me të është se ka treguar mospjekuri në një intervistë televizive.
Intervista:
Esteri: Me cilin nuk ke folur fare?
Nita: Kjo dihet, me Bledin. Asnjë lloj kontakti. Kemi pasur një intervistë në një televizion dhe u befasova nga papjekuria dhe reagimi. Ka qenë një reagim që nuk e konceptoja dot që një njeri në atë moshë ose dikush që e kam vlerësuar pak me pas reagime të tilla.
Esteri: Po në prapaskenë, në qoftë se do vinte të të kërkonte falje në prapaskenë?
Nita: Nuk e kam menduar. Por nuk jam person I egër, që I shty njerëzit edhe I them ‘mos më fol’. Jam okej me njerëzit që gabojnë në moment që e pranojnë. Njerëz jemi në moment të fundit. Por është e rëndësishme me reflektu.