Në puntatën e sotme të emisionit “Glamour Zone”, në "Ora News", e ftuar ishte këngëtarja e njohur, Nita Latifi, e cila ka qenë gjithashtu edhe një nga ish-banoret e “BBV2”.
Ajo foli gjithashtu edhe për raportin e dashurisë që ka me partnerin e saj, ku shtoi se përkrahja e tij në projektin e saj ka qenë tepër e madhe.
Intervista:
Esteri: Cili është gjesti mëi bukur I dashurisë që ke marr nga partneri yt dhe aty the që ai më do mua?
Nita: Këtë vit kam bërë një projekt, që është mbase një ndër më të bukurat e jetës sime. E kam parë që përkrahja e tij ka qenë tepër e madhe. Kam thënë që një njeri me përkrahje kaq të madhe po fluturonka. Edhe projektin e kam dhënë më të mirën time, kam qenë tepër e fokusuar dhe e kam pare që ka paur një impact të madh përkrahja e tij. Dashuria është një përkrahje dhe që do të të shikoj ty duke u rritur.