Eva Longoria me dy stile krejt ndryshe brenda një ore

Mediale Vip

Eva Longoria me dy stile krejt ndryshe brenda një ore

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 06:26
Eva Longoria

Ndërsa në të parën dukej shumë bukur, në të dytën dukej sikur ka disa kilogramë më tepër

Eva Longoria njihet si një ikonë mode dhe shembulli i saj tregon qartë se sa e rëndësishme është të zgjedhësh veshjen ideale sipas figurës.

Bukuroshja hollivudiane Eva Longoria ka qenë e ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi, Amerikë”, dhe një turmë fansash kanë pritur para studios. Aktorja ishte në humor të mirë, bisedonte me miqtë e saj dhe fotografohej dhe dëgjoheshin komente se po shkëlqente!

Image
Eva Longoria

Para godinës ku është filmuar formati i famshëm televiziv, “shtëpiaket e dëshpëruara” e famshme është shfaqur fillimisht me një stil nga koka te këmbët, por kur ka dalë ka qenë me një veshje krejt tjetër.

Me një fund kamoshi ngjyrë kafe, një bluzë elegante në nuancë më të çelur dhe çizme me taka, Eva dukej më e bukur se kurrë, ajo magjepsi me buzëqeshjen e saj dhe askush nuk mund ta besojë faktin që për pesë muaj do të mbushë 50 vjeç.

Image
Eva Longoria

Kur mbaroi vizita, ajo u largua nga studioja tërësisht e transformuar dhe doli jashtë me një veshje të bardhë shumë më sfiduese që tregonte dekoltenë e saj.

Të dy stilet ishin të kombinuara në mënyrë perfekte, por aktorja fatale dukej krejtësisht ndryshe në to.

Siç komentojnë në rrjetet sociale, ajo duket shumë më e hollë me veshjen ngjyrë kafe, ndërsa bluza e bardhë e bën të duket shumë më e madhe dhe vizualisht duket se ka disa kilogramë më tepër.

Sipas jush, cila veshje i shkon më shumë asaj?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat