Diana dhe Arioni janë dy banorë tejet simpatikë që iu bashkuan edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Ata kanë arritur të krijojnë një raport tejet të veçantë, që ka tërhequr po ashtu edhe vëmendjen e publikut në shtëpinë e famshme.
Sot, megjithatë, dyshja kanë bërë rrjetin “lëmsh” me një puthje, që ka lënë të gjithë me gojë hapur.
Puthja e tyre, ndodhi gjatë një momenti të ngrohtë mes dyshes, të cilat qëndronin nën krahët e njëri-tjetrit.
Por, çfarë po ndodh? A po lind diçka mes tyre?
As Arioni dhe as Diana nuk janë shprehur haptas për pëlqimin që kanë me njëri-tjetrin, megjithatë i kanë qëndruar gjithmonë bashkë.