Reperja e njohur Cardi B ka folur në tubimin e Kamala Harris në Wisconsin, duke thënë se nuk kishte në plan të votonte këtë vit, derisa zëvendëspresidentja hyri në garën kundër kandidatit Donald Trump.
“Unë nuk kisha në plan të votoja këtë vit, përpara se ta kuptoja se kandidon Harris dhe ndryshova mendje”, tha reperja e njohur.
Cardi B thumboi gjithashtu Trumpin, të cilit iu referua si “bullizues”.
“Trump tha se do t’i mbrojë gratë pavarësisht nëse ato duan apo jo. Nëse përkufizimi i tij i mbrojtjes nuk është liria e zgjedhjes… atëherë nuk e dua. Unë nuk po i jap Donald Trump një shans të dytë”, deklaroi artistja.
“Ashtu sikurse Kamala Harris, edhe unë jam nënvlerësuar, suksesi im është nënçmuar dhe diskredituar”, tha ajo, duke lavdëruar Harrisin, që ‘ballafaqohet me bullizuesit’.
“Gratë duhet të punojnë dhjetë herë më shumë, të performojnë dhjetë herë më mirë dhe ende njerëzit na pyesin se si arritëm në majë!”, theksoi Cardi B.
“Unë nuk duroj një bullizues. Por, sikurse Kamala unë gjithmonë ballafaqohem me ta”- mbyll fjalimin Cardi B.