Gresa dhe Vullneti janë banorë tejet të komentuar në këtë edicion të tretë të BBVK-së.
Vetëm para pak ditësh, puthja e tyre krejtësisht e papritur bëri xhiron në rrjetet sociale, me publikun që mbeti i shtangur.
Dyshja siç u raportua, kanë fjetur mbrëmë bashkë. Lidhur me këtë, nuk kanë munguar edhe “thumbat” në formë shakaje nga Xuxi, kundrejt Gresës.
Ai sot në mëngjes, derisa po pinin kafe në oborr i tha se asaj po i dridheshin duart.
“Po të dridhen duart, nuk ke fjet gjithë natën”, i tha Xuxi dhe filloi të qeshë menjëherë.