Gruaja e Kanye West, Bianca Censori, zgjodhi një veshje shumë të guximshme për Halloween, duke u shfaqur pothuajse e zhveshur në Tokio.
Modelja 29-vjeçare kishte veshur vetëm disa mbulesa mbi thithka dhe rajonin e legenit, duke lënë pak për imagjinatë.
Ajo e kombinoi pamjen me mëngë të bardha dhe një palë taka me majë, shkruan DailyMail.
Flokët e saj të shkurta ishin të stilizuara natyrshëm, dhe Kanye, 47 vjeç, kishte veshur një xhup të bardhë dhe atlete të zeza, duke shijuar një pije.
Ata ishin me disa miq dhe dukeshin të lumtur.
Më parë, çifti kishte bërë bujë për thashethemet e divorcit, por duket se janë përsëri së bashku, duke kaluar natën në Tokio.