Stresi u lirua nga paraburgimi, ja sa mijë euro i kushtoi dorëzania

Mediale Vip

Stresi u lirua nga paraburgimi, ja sa mijë euro i kushtoi dorëzania

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 17:46
Stresi

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është liruar nga paraburgimi pasi pagoi dorëzaninë me vlerë 20 mijë euro.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Personi i dyshuar me inicialet A.L., është paraqitur dje në stacionin policor, dhe pas intevistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Prokuror i Shtetit brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ku gjatë seancës dëgjimore sot, Prokurori i Shtetit ka propozuar masën e dorëzanisë, me ç’rast kjo masë është cilësuar nga gjykata me vlerë 20 mijë euro, ku personi i pandehur i ka deponuar paratë si lloj garancie se do të jetë prezent në procedurat penale sa herë që organet e ndjekjes ta ftojnë”, tha Nikiçi.

Stresi dyshohet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë, për veprën penale “lëndim trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat