Shpresë për ribashkim? Thuhet se Zoë Kravitz dhe Channing Tatum ende kontaktojnë me njëri-tjetrin

Mediale Vip

Shpresë për ribashkim? Thuhet se Zoë Kravitz dhe Channing Tatum ende kontaktojnë me njëri-tjetrin

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 15:22
Zoë Kravitz dhe Channing Tatum

Thuhet se Zoë Kravitz dhe Channing Tatum ruajnë ende kontakte mes njëri-tjetrit edhe pse i dhanë fund marrëdhënies së dashurisë. Ndarja e tyre, sipas zërave, ka qenë në dakordësi duke mos lënë vend për drama.

“Nuk pati asnjë përplasje dramatike mes Channing dhe Zoë-s. Ata në të vërtetë thjesht u ndanë dhe vendosën se ishte më mirë për ta të ndanin rrugët,” tha një burim për Page Six.

Burimi shtoi se aktorja e "Batman", 35 vjeç dhe ylli i "Magic Mike", 44 vjeç, e trajtuan ndarjen me shumë pjekuri, duke rënë dakord se funksiononin më mirë si miq sesa si partnerë romantikë. Ndërkohë, babai i Zoë-s, Lenny Kravitz, i cili në fillim të kësaj vere bëri të ditura planet e ardhshme të martesës së vajzës së tij, nuk ndihet i zhgënjyer nga Tatum.

“Ai e kupton që këto gjëra ndodhin dhe thjesht dëshiron që të dy të jenë të lumtur”, u shpreh burimi.

Personi anonim tha gjithashtu se këngëtari i "Fly Away", dhe Tatum ishin shumë të afërt gjatë viteve të fundit.

“Tatum e adhuronte Zoë-n dhe kishte një lidhje të fortë edhe me Lenny-n. Ndjenja ishte e ndërsjellë”, thotë burimi.

Që nga ndarja, një burim tjetër bëri të ditur se ylli i "Big Little Lies" ka qenë në humor të mirë, pavarësisht ngjarjes. Ajo u shfaq duke vallëzuar gjatë gjithë natës në festën privatë të Halloween, teksa ka qenë mjaft e zënë edhe me xhirimet e filmit të ardhshëm “Caught Stealing” në NYC me Austin Butler.

Tatum dhe Zoë filluan të dilnin bashkë për herë të parë në vitin 2021, pasi u takuan në debutimin e saj si regjisore e "Blink Twice". Dyshja “zgjuan” thashethemet e një lidhje të mundshme mes tyre pasi u panë së bashku në Neë York, ndërsa dy vjet më vonë ata njoftuan fejesën e tyre, në vitin 2023.

Aktori i "She's the Man" ishte martuar më parë me aktoren Jenna Dewan në vitin 2009 dhe ata u divorcuan në vitin 2018. Dyshja kanë një vajzë, Everly, 11 vjeç. Pas ndarjes së tij nga Jenna, Channing ishte në një lidhje me këngëtaren Jessie J nga viti 2018 deri në vitin 2020. Ndërkohë, Zoë u martua me Karl Glusman në vitin 2019 për t’u divorcuar në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat