Heidi Klum (51) ka zbuluar disa detaje të rralla nga jeta e saj emocionuese e dashurisë me bashkëshortin e saj 16 vite më të ri, Tom Kaulitz (35), me të cilin është në martesë prej pesë vitesh.
Klum foli me entuziazëm për partnerin e saj, duke theksuar se energjia e tyre intime e bën të ndihet e re.
Në një intervistë për The Times, Heidi tha: “Nuk kam dhimbje shpine apo gjunjësh, dhe kam bashkëshortin tim,” duke qeshur, dhe shtoi se “jeta e tyre intime është shumë e mirë” dhe se në të ka gjetur shpirtin e saj binjak.
Heidi shprehu gjithashtu se nuk i pëlqen termi “toy boy” për një mashkull më të ri në moshë që është në një marrëdhënie me një grua më të madhe, pasi beson se diferenca në moshë nuk ka rëndësi.
Para martesës me kitaristin Tom Kaulitz, Heidi ishte e martuar me këngëtarin britanik Seal nga viti 2005 deri më 2014. Çifti ka katër fëmijë: Leni (20 vjeç), Henry (18 vjeç), Johan (17 vjeç) dhe Lou (14 vjeç).
Heidi gjithashtu bëri bujë me kostumin e saj të Halloween-it këtë vit. E njohur si “Mbretëresha e Halloween-it,” ish-supermodelja organizoi një festë në New York.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz, erdhën të veshur si alieni E.T. nga filmi i famshëm me të njëjtin emër të vitit 1982, i drejtuar nga Steven Spielberg.